Lajme

Vuçiç: Kam informuar Chollet për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i tha këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, se për shtetin e tij çdo formë e njohjes formale apo joformale e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara paraqesin “vija të kuqe”.

Më 12 janar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u takua në Beograd me Vuçiçin dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç.

Vuçiç u tha gazetarëve se me diplomatin amerikan ka diskutuar për planin franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Ne kemi treguar se cilat janë ‘vijat tona të kuqe’.

Çdo formë e njohjes formale ose joformale e pavarësisë apo lejimi i anëtarësimit në OKB, ne nuk duam dhe nuk mund ta diskutojmë dhe kjo është pjesë integrale e atij plani”, tha Vuçiç.

Related Articles

Back to top button