Zgjerohet skandali i ndarjes së buxhetit nga KKSH, 13 OJQ dorëzojnë ankesën tek Albin Kurti

Qeveria e Kosovës me në krye me Albin Kurtin ka ndihmuar Luginën e Preshevës duke i ndarë buxhet prej 1.3 milion eurove, buxheti është ndarë nga KKSH tek organizatat jo qeveritare në Luginë. Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur 13 organizata që kanë alikuar por mjetet besojne se nuk janë ndarë sipas konkursit te shpallur.

Letra – Ankesa qe OJQ-të kanë nisur tek qeveria e Republikës së Kosovës.

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË REPUBLIKËN E SERBISË
Bujanoc-Preshevë, 4 janar 2022

KËRKESË – ANKESË

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Republikën e Serbisë,

Në cilësinë e Organizatave Joqeveritare me seli në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga organet e juaja përgjegjëse, që në kuadër të procedurave të ankesave, ta shqyrtoni përputhshmërinë e përfituese të granteve të ndara me kriteret aplikuese në thirrjen publike të shpallur më 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për projekt propozimet e përkrahjes financiare që bartin ajtivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, përkatësisht Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr.03/115.

Besojmë se kredibiliteti i tërë procesit është në shërbim të qëllimeve të përcaktuara nga ana e Memorandumit të Bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës.

Me respekt,
Shoqata “Dituria” Preshevë, Bujanoc
Shoqata per Trashigimi Kulturore ,Preshevë
OJQ “Be Active 06” Preshevë
OJQ “Pozitiv 365” Preshevë
OJQ “Beyound” Bujanoc
Organizata “Reforma”, Preshevë
Klubi Futbollistik “Lugina” Preshevë
Shoqata e Infermierve të Luginës, Preshevë
Shoqata Sportive “Lëvizja” Preshevë
OJQ “Youth Trails” Preshevë
Shoqata e Prinderve të Femijëve dhe të Rinjëve me aftësi të kufizuara, Preshevë
Valon Arifi, aktivist, Preshevë
Klubi Futbollistik “Miratoci” Preshevë.

Check Also
Close
Back to top button