Shëndetësi

A duhet të zgjohemi herët për të qenë më të suksesshëm?

Shumë sipërmarrës dhe CEO të profilit të lartë dhe shumë të suksesshëm ngrihen në agim – ose më herët – për të filluar oraret e tyre të ngjeshura.

Sipas një sondazhi të ri në SHBA 64% e liderëve të suksesshëm të biznesit zgjohen jo më vonë se ora 6 e mëngjesit.

Këtu janë oraret më të njohura të zgjimit:

Ora 6 e mëngjesit (37% e të anketuarve)
5 e mëngjesit (27%)
7 e mëngjesit (22%)
8 e mëngjesit (5%)
4 të mëngjesit ose më herët (5%)

A ia vlen të sakrifikoni gjumin?

Shkencëtarët e gjumit janë të bindur se njerëzit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, pavarësisht sa herët duhet të zgjoheni për punë. Gjumi i duhur gjatë natës mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor, duke ju bërë edhe më produktivë . Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos thotë se ai fle tetë orë gjumë, sepse kjo i jep atij energji dhe e ndihmon të “mendojë më mirë”.

Disa ekspertë argumentojnë se njerëzit priren të jenë më produktivë në orët e hershme të mëngjesit, thjesht sepse ka më pak shpërqendrime në ato momente. Kjo është ndjenja që Tim Cook ka ndarë në të kaluarën për të shpjeguar zakonin e tij të ngritjes herët.

“Unë mund ta kontrolloj mëngjesin më mirë se mbrëmjen dhe ditën” , tha CEO i Apple në një intervistë të vitit 2021. “Gjërat që ndodhin gjatë ditës të zhgënjejnë.”

Gjeni një rutinë që funksionon

Disa CEO pëlqejnë të përdorin mëngjeset e tyre si orë pune të pandërprera. Për shembull, CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka thënë se ai zakonisht shikon “email-et kritike” gjysmë ore pas zgjimit të parë – megjithëse ky është një zakon që ai tani thotë se po përpiqet ta ndryshojë.

Të tjerë i japin përparësi shëndetit. Cook i ndan mëngjeset e tij mes leximit të komenteve të përdoruesve për produktet e Apple dhe stërvitjes në palestër: Një stërvitje e hershme “e mban larg stresin tim”, tha ai për “Axios on HBO”.

Shkenca e mbështet këtë: Psikologu Joel Dvoskin tha së fundmi për CNBC se njerëzit mund të përmirësojnë produktivitetin dhe shëndetin mendor duke shijuar një kohë të qetë në mëngjes herët dhe duke u angazhuar në aktivitet fizik para punës.

Related Articles

Back to top button