Lajme
Arifi me drejtorët e shkollave të mesme në Preshevë, flasin për mbulimin e shpenzimeve të ekskurzionit të maturantëve
Kryetari i komunes se Presheves, Shqiprim Arifi ka pritur ne kabinetin e tij dy drejtoret e shkollave te mesme ne Presheve.
Lajmin e ka bere te ditur vet Arifi i cili ka shkruar “bashkë me drejtorët për maturantët”.
“Sot mirëprita në takim, drejtuesit e shkollave të mesme për të diskutuar më hollësisht për zhvillimet e fundit dhe situatën e përgjithshme nëpër këto institucione.
Veçanërisht, u diskutuan çështje që ndërlidhen me vendimet e fundit, në mënyrë të detajizuar për përpilimin e planit final për mbulimin e shpenzimeve të ekskurzionit të maturantëve tanë.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërinstitucional, vazhdon të jetë element kyq për ngritjen e cilësisë në shkollat tona.” ka sqaruar Arifi ne rrjetin social facebook.