Arrestohet një 45 vjeçar nga Presheva, vodhi para, celularë në 4 kompani private
Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë kanë ndriçuar katër vjedhje të rënda dhe dy vjedhje të rënda në tentativë dhe nga ky vend kanë arrestuar R. K. (1978), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i ka kryer këto vepra penale.
Ai dyshohet se nga janari i këtij viti e deri më tani ka hyrë në katër kompani private në Preshevë dhe ka vjedhur para, celularë dhe pajisje të tjera.
Gjithashtu dyshohet se në të njëjtën periudhë ai ka hyrë në ambientet e autoshkollës në Preshevë nga e cila nuk ka vjedhur asgjë, si dhe se në të njëjtën mënyrë ka tentuar të hyjë në një këmbim valutor.
Policia ka gjetur disa nga sendet e vjedhura dhe ia ka kthyer pronarëve të tyre. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal është dërguar në prokurori.
Gjyqtari për procedurën paraprake në Gjykatën Themelore në Bujanoc i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.