Lajme

Arrestohet një shqiptar në kufirin e Kroacisë: I gjetën sasi të mëdha droge

Policia Kroate ka sekuestruar 11 kilogramë heroinë në kufirin me Serbinë në vendkalimin Bratia dhe ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë (20), njoftoi sot policia e Osijek-Baranjës.

Shtetasi shqiptar i arrestuar dyshohet se si pjesë e një shoqate kriminale prodhonte dhe shiste drogë dhe ndodhet në paraburgim.

Droga është nuhatur nga një qen dhe policia e ka gjetur në zonën e modifikuar poshtë xhamit dhe e ka konfiskuar.

Gjithsej 10.9 kg heroinë ishte paketuar në 21 pako.

Related Articles

Back to top button