Në prill do të dihet sa shqiptarë dhe sa serb jetojnë në Bujanoc
Sa serb dhe sa shqiptarë ka në komunën e Bujanocit do të dihet më 28 prill, kur Enti i Statistikave Republikane (RSZ) do t’i shpallë rezultatet e regjistrimit sipas nacionaliteteve. Rezultatet përfundimtare të shpallura pas 20 vitesh do t’i përgjigjen pyetjes se sa shqiptarë jetojnë në Serbinë qendrore.
Sipas planit për publikimin e rezultateve përfundimtare të regjistrimit të vitit të kaluar, të dhënat për banesat do të publikohen më 11 maj, më 25 maj për moshën dhe gjininë e popullsisë, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera do të publikohen periodikisht deri në 28 dhjetor.
Nuk ka të dhëna zyrtare për strukturën etnike në komunën e Bujanocit që nga regjistrimi i vitit 2002, sepse shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e vitit 2011. Regjistrimi i fundit ndezi spekulimet për numrin e shqiptarëve në jug të Serbisë, pasi politikanët vendas dolën publikisht me një shifër prej 100.000, duke numëruar të gjithë ata që u regjistruan, ndërsa zyrtarët e RZS vlerësuan se ishin 40,000 më pak.
Rezultatet preliminare të publikuara në fund të vitit treguan se komuna e Bujanocit ka 42.634 banorë, që është për 12.050 më pak se numri i shënuar (54.684).
Sipas të njëjtave të dhëna, numri i përgjithshëm i banorëve në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është 84.169, ndërsa janë regjistruar 123.852 banorë.