Nga Evropa në SHBA vetëm për tre orë: Po vjen avioni më i shpejtë për pasagjerët
Avioni në fjalë quhet “Overture” dhe është prodhuar nga Boom Supersonic, një kompani amerikane e avionëve. Overture premton të jetë avioni më i shpejtë i pasagjerëve në botë, duke arritur shpejtësinë mbi 2000 kilometra në orë, dyfishi i shpejtësisë së avionëve aktualë.
Pothuajse 20 vjet pas fluturimit të fundit të Concorde, avionë si ky po kthehen. Gjigandi amerikan American Airlines ka porositur 20 avionë të rinj supersonikë pasagjerësh që mund të jenë në shërbim në vitin 2029.
Duke pasur parasysh këtë shpejtësi, Overture do të jetë në gjendje të arrijë nga Londra në Nju Jork (një fluturim shtatë orësh) në vetëm tre orë e gjysmë dhe nga Los Angeles në Sydney (normalisht një udhëtim 15-orësh) në vetëm gjashtë orë e 45. minuta.. Çdo Overture mund të transportojë nga 65 deri në 80 pasagjerë.
Megjithatë, American Airlines nuk është e vetmja kompani që ka vendosur të investojë në avionë supersonikë. Thuhet se deri më tani janë porositur më shumë se 130 avionë të tillë, nga kompanitë United Airlines, Virgin Atlantic dhe Japan Airlines.
Sidoqoftë, prodhuesi Boom është interesant edhe për arsye të tjera. Ata thonë se do të funksionojë tërësisht me karburant të qëndrueshëm dhe do të ketë zero emetime neto, të cilat, nëse janë të vërteta, mund të ndryshojnë të gjithë industrinë e aviacionit. Natyrisht, për garanci të tilla, duhet të presim ende për të parë se si do të funksionojë e gjithë kjo në praktikë.
Sido që të jetë, aeroplanët supersonikë do të mbërrijnë në derën e madhe. Dhe nëse do të bëhet standard, vetëm koha do ta tregojë.