Organizatat ekologjike në Gjermani kërkojnë të mos ndërtohen më autostradat
“Ndërtimi, përdorimi dhe mirëmbajtja e autostradave dhe rrugëve të tjera kontribuojnë gjithashtu në përkeqësimin e krizës klimatike”.
Koalicioni qeverisës gjerman ka debatuar për strategji më efektive për zgjerimin e rrjetit rrugor prej javësh. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit, megjithatë, kërkojnë që të ndërpriten të gjitha projektet e ndërtimit të autostradave.
Në një dokument të paraqitur të enjten nga Greenpeace dhe organizata gjermane për mbrojtjen e mjedisit BUND, thuhet se jo vetëm ngasja në autostrada është e dëmshme për klimën, shkruan dpa.
– Ndërtimi, përdorimi dhe mirëmbajtja e autostradave dhe rrugëve të tjera kontribuojnë gjithashtu në përkeqësimin e krizës klimatike.
Ndërtimi i rrugëve të reja përshpejton, por mbi të gjitha rrit trafikun. Sipas analizës së organizatës, zgjerimi i infrastrukturës së transportit do të shkaktojë dukshëm më shumë emetime të dioksidit të karbonit sesa parashikon raporti mjedisor i Gjermanisë për planet e zgjerimit të rrjetit rrugor deri në vitin 2030.
Ekspertja e Greenpeace Lena Donat kërkon një “kontroll klimatik” të planit të qeverisë, për të arritur objektivat e tranzicionit klimatik në transport.
Deri atëherë të gjitha projektet e ndërtimit të autostradave duhet të jenë në pritje”, tha Donat. Presidentja e BUND-it Antje von Brock tha gjithashtu se planet aktuale për zgjerimin e rrjetit rrugor janë të paqëndrueshme.
Vazhdon debati në qeveri për ndërtimin më të shpejtë të rrjetit të transportit. Ministri i Transportit, liberali Volker Wiesing, kërkon që jo vetëm të ndërtohen më shpejt urat, por edhe autostrada.
Të Gjelbërit janë kundër dhe takimi i fundit i liderëve të koalicionit nuk solli ndonjë përparim.