Presheva nderon Mexhid Mehmetin, i jep titullin “MJESHTËR I PENËS”
Autori i shfaqjes “Vdekja e Hijshme”, Mexhid Mehemti ka sjellur nje histori te trishte te ndodhur vite me pare ne fshatin Zhunice te Presheves, shkruan Presheva.AL
Ai ne bashkepunim me shtepine e kultures dhe teatrin e presheves kane sjellur ngjarjen e Hasan Ages dhe qikes potureshe premiere para publikut preshevar mbremjen e kaluar. Shfaqje kjo qe u mireprit nga publiku i pranishem.
Përveç publikut preshevar, pati mysafirë nga Gjilani, Gjakova, Ferizajt, Prishtina, Kumanova, Shkupi, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët u mahnitën me publikun e Preshevës, me disiplinën e saj, e cila tregoi kulturë të jashtëzakonshme dhe disa herë u “shpërblye” me duartrokitje të mëdha nga publiku, sepse vërtetë e meritonin aktorët që dhanë maksimumin e tyre, që kjo premierë ta arrijë vlerën e lartë, dhe kjo vlerë padyshim se është arritur, sepse, regjisori, ka punuar mjaft me këta aktorë, profesionistë, të cilët kanë treguar kudo dhe ngado vlerë në paraqitjet e tyre skenike.
I pranishëm në Premierë ishte edhe autori i dramës, shkrimtari, Mexhid Mehmeti, i cili u nda shumë i kënaqur me shfaqjen, dhe nderin që i bëri drejtori, Kujtim Sadriu dhe stafi i Shtëpisë së Kulturës & Teatri i Preshevës.
Ne fund te shfaqje autori u nderua me titullin “Mjeshtër i penës” e te cilin ja dhuroi drejtori i shtepise se kultures Kujtim Sadriu.