Lajme

Qeveria e Kosovës përsëri i qon në Amerikë disa politikanë nga Lugina

Qeveria e Kosovës do të financojë një tjetër udhëtim të politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondet janë miratuar për një vizitë në Senatin amerikan të premten, ka bërë të ditur Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kjo dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vënë Luginën e Preshevës në agjendën e negociatave dhe gjetjen e zgjidhjes për Ballkanin Perëndimor, në frymën dhe parimin e reciprocitetit në të drejtat e pakicave në të dy shtetet”, thotë Sinani.

Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, përfshirë deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kanë udhëtuar dy herë në Amerikë vitin e kaluar dhe kanë biseduar me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Senatit dhe Kongresit.

Qëllimi i të dyja vizitave ishte “lobimi për çështjen e Luginës së Preshevës”, siç e quajnë zonën e Bujanocit dhe Preshevës.

Qeveria e Kosovës financoi edhe ato udhëtime.

Related Articles

Back to top button