Shqipëria pjesë e panairit Fruit Logistica 2023 në Berlin
Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin ‘Fruit Logistica 2023’ në Berlin të Gjermanisë. Ky është panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se produktet e freskëta të Myzeqesë konkurojnë në Panairin më të madh Ndërkombëtar të fruta-perimeve “Fruit Logistica” në Berlin.
Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin mer pjesë me një stende moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”. Në ditën e pare stendën e Shqipërisë dhe të ”Doni Fruit” pe kanë vizituar qindra vizitorë.
Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së.