Si u mbajt sekret udhëtimi i Bidenit në Ukrainë?
Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë një vizitë të papritur në Kiev – e para e tij në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë pothuajse një vit më parë.
Udhëtimi sekret i Bidenit në Ukrainë është bërë me tren nga kufiri i Polonisë, raporton New York Times.
Vizita në Kiev mbeti sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Raportet thonë gjithashtu se Bideni u largua nga Uashingtoni pa paralajmërim pasi ai dhe gruaja e tij Jill kishin një darkë të rrallë në një restorant të shtunën mbrëma.
Zyrtarët kishin mohuar se kreu I shtetit amerikan do të vizitonte Ukrainën gjatë udhëtimit të tij të planifikuar në Evropën Lindore.
New York Times shkruan: “Në të vërtetë, Shtëpia e Bardhë të dielën mbrëma publikoi një orar publik për të hënën, ku shfaqej presidenti ende në Uashington dhe nisej në mbrëmje për në Varshavë”, raporton BBC.