Lajme

Takimi enigmatik Bërnabiq – PVD

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka ftuar të premten përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës në një takim konsultativ, për të adresuar ngërçin në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Shumica e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare e kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim, përveç një subjekt politik, pra Partia për Veprim Demokratik, e cila e ka pranuar ftesën, duke marrë pjesë në takim.

Kjo ka ngritur dyshime tek qytetarët në Luginë për qëllimin e pjesëmarrjes në takim të vetëm të përfaqësuesve të PVD-së, veçanërisht duke pasur parasysh se në dhjetor të vitit 2022 e janar të këtij viti u zhvilluan një sërë takimesh negociuese mes liderëve politik të Luginës për të krijuar një lidership të ri në Këshill, i cili dështoi për shkak të interesave personale të PVD-së, siç thuhet në komunikatat e partive politike.

Takimi mes kryeministres Bërnabiq dhe figurave të PVD-së është mbajtur në ambientet e Qeverinë së Serbisë, pikërisht të premten e kaluar në ora 15:30, por detajet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura dhe mbeten enigmë edhe pse kanë kaluar plot tre ditë pas takimit.

Vendimi i PVD-së për të marrë pjesë në takim ngre pikëpyetje edhe për marrëdhëniet e tyre me Republikën e Kosovës. Ku kujtojmë që këta të fundit përmes KNSH-së kanë ndarë 2 milionë euro të Fondit të Kosovës në nëntor të vitit 2022, ku për ndarjen e atij buxheti, ndaj ish udhëheqësëve të KKSH-së, tashmë janë ngritur akuza me dyshimet për korrupsion.

Përveç kësaj, koha e takimit, vetëm dy ditë para se liderët politikë të Luginës të udhëtonin për në SHBA, si dhe mbajtja e takimit në të njejtën ditë kur Qeveria e Kosovës po ndante mjete financiare në vlerë prej 40 mijë dollarësh për udhëtimin e tyre në SHBA për (siç thuhet) aktivitete lobuese për shqiptarët e Luginës, ka ngritur tek qytetarët spekulime edhe më të mëdha për qendrimet dhe orientimin e tyre politik.

Related Articles

Back to top button