Lajme
Tjetër mrekulli në Turqi, shpëtohet pas 90 orësh foshnja 10-ditëshe
Një mrekulli ka ndodhur në Turqi ku një foshnjë 10-ditëshe u nxorr e gjallë nga rrënojat pas 90 orësh. Lajmi, i cili po bën xhiron e botës dhe tronditëse, ka ndodhur në provincën Antiyaman të Turqisë juglindore.
Një ekip shpëtimi, i cili kishte mbërritur nga Stambolli, kërkoi me dëshpërim për shenja jete në rrënojat derisa më në fund dëgjuan zërin e 45-vjeçares Janan Getzeji në lagjen Samadag të Hatay.
Duke luftuar me kohës, ekuipazhi shpëtoi nënën dhe foshnjën, të cilët u dërguan në spital. Historia e vogëlushit Yagiz Ulas është bërë e ditur përmes Tëitter nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou.
“Yagiz Ulas është vetëm 10 ditë. 90 orë pas tërmetit, ai u shpëtua nga rrënojat me nënën e tij”,ka shkruar ai në Twitter.