Lajme
Ushtarët e FSK-së në Turqi shpëtuan dy jetë njerëzish
Kontigjenti i kerkim-shpetimit i FSK-se po qendron ne Turqi duke i ndihmuar popullaten e prekur nga termeti qe ka goditur javen qe shkoi.
Ushtaret e FSK-se kane shpetuar 2 jete njerezisht, keshtu ka njoftuar ministri Armend Mehaj.
“U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe.
Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.” ka shkruar Ministri Mehaj ne rrjetin social Facebook.
Kujtojme se numri i viktimave nga termeti ne Turqi dhe Siri ka shkuar ne 41 mijë persona.