4 pijet të cilat ndikojnë në rritje e tensionit të gjakut
Presioni i lartë i gjakut konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse sëmundja fillimisht nuk shkakton asnjë problem shëndetësor.
Shumë njerëz kanë një problem me presionin e lartë të gjakut, i njohur edhe si hipertension. Kjo sëmundje konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse të sëmurët fillimisht nuk kanë absolutisht probleme shëndetësore dhe shpesh zbulohen vetëm kur shfaqen komplikime të dukshme shëndetësore.
Nëse keni problem me tensionin e lartë, duhet t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj, por përveç kësaj rëndësi ka edhe çfarë pijesh konsumoni. Duhet t’i shmangni patjetër këto pak.
Kafe
E para në listë është kafeja, sepse është një pije që shumë njerëz e pinë çdo ditë. Megjithatë, shumë kafe mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe hipertension. Në përgjithësi, pijet me kafeinë, duke përfshirë çajin, kafenë dhe pijet energjike, mund të rrisin presionin e gjakut.
Alkooli
Njerëzit me presion të lartë të gjakut gjithashtu duhet të shmangin alkoolin. Klinika Mayo thotë se më shumë se tre pije alkoolike në ditë mund të rrisin presionin e gjakut. Sipas hulumtimeve, konsumimi i shtatë ose 13 pijeve alkoolike në javë lidhet me presionin e lartë të gjakut.
Pijet energjike
Pijet energjike në përgjithësi mund të kenë një efekt të keq në shëndet, por edhe të rrisin shanset për të zhvilluar hipertension. Një nga fajtorët për këtë është edhe kafeina që gjendet në to.
Pije të ëmbla, të gazuara
Nutricionistët thonë se pijet e ëmbla ose të gazuara janë plot me sheqer të shtuar, ndaj mund të kenë një efekt negativ në presionin e gjakut. Nëse keni problem me tensionin e lartë, shmangni konsumimin e të gjitha pijeve të gazuara dhe të ftohta.