6 shqiptarë humbën jetën në aksidentin mes dy trenave në Greqi
Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në Aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trenave, ka shkaktuar humbjen e 57 jetëve, mes të cilëve 6 shtetas shqiptarë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Xhaçka mes dhimbjes ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve në këtë tragjedi.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!
Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka.