Aksidenti i rëndë në Sauk, shoferi i automjetit që “fluturoi” nga mbikalimi kishte postuar video në Tik Tok: Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por…
Klevis Ruçaj i riu që shkaktoi aksidentin e rëndë një natë më parë në mbikalimin e Saukut e kishte demonstruar edhe në rrjetet sociale pasionin e tij për shpejtësinë.
Në rrjetin social Tik-Tok, pak kohë më parë Ruçaj kishte publikuar një video ku shfaqej duke i dhënë automjetit me një dorë.
Krahas videos ai shkruante:” Mos u shqetësoi kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i përdor të dyja”.
Në pjesën e dytë të videos ai merr drejtimin e automjetit me të dyja duart dhe nis të udhëtojë me një shpejtësi të frikshme.
Ruçaj mbeti viktimë nga aksidenti pasi makina që drejtonte ai fluturoi nga mbikalimi duke u përplasur me një automjet tjetër.
Nga aksidenti humbën jetën edhe dy vajzat që udhëtonin bashkë me të. Ndërkohë në makinën tjetër udhëtonin tre persona të cilët kanë mbetur të plagosur.