Lajme

Apelohen qytetarët që të kenë kujdes me Paracitamolen dhe Brufenin se mund të hasin në munges

Drejtoresha e Fondit Republikan të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Radojeviq Shkodriq, tha sot se tregu i barnave është stabil dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga mungesa e barnave. Megjithatë, probleme të vogla u shfaqën kur bëhet fjalë për brufenin dhe paracetamolin.

“Prodhimi vendas është shumë i rëndësishëm dhe ne po punojmë në rritjen e gamës së barnave që do të prodhohen”, tha Radojeviq Shkodriq.

Ajo shtoi se aktualisht problemi është vetëm me barnat Paracetamol dhe Brufen dhe apeloi qytetarët që të mos nxjerrin sasi të mëdha të këtyre barnave jashtë vendit.

Ajo tha gjithashtu se është “në prag të ringjalljes” së programit të transplantit.

Ajo shtoi se fëmijët që nuk mund të trajtohen në mënyrë adekuate dërgohen jashtë vendit dhe “është kusht që mjekët tanë të vlerësojnë se fëmija duhet të trajtohet jashtë vendit dhe ta dërgojnë në qendrat përkatëse të trajtimit”.

Related Articles

Back to top button