Lajme

BE ofron 1 miliard euro për viktimat e tërmetit në Turqi

Komisioni Evropian do t’i japë Turqisë 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë) për të ndihmuar në rindërtimin e rajoneve të goditura nga tërmeti në kufirin me Sirinë, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë një konference donatorësh.

“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë dhe të ndihmojmë të mbijetuarit, dhe të rindërtojmë jetën e tyre”, tha presidentja e komisionit.

“Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen me standardet më të larta të sigurisë sizmike. Uji dhe kanalizimi dhe infrastruktura duhet të riparohen”, tha Von der Leyen.

“Viktimat në Siri do të marrin 108 milionë euro të tjera”, tha ajo.

Ndihma e BE-së për Sirinë ofrohet përmes organizatave ndërkombëtare të ndihmës si një mbështetje humanitare dhe rindërtimin e nevojshëm, për shembull riparimin e tubave të ujit, të demtuara për shkak të luftës civile të vazhdueshme në vend.

Related Articles

Back to top button