Diaspora shqiptare kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq, protestë në SHBA
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në një prej pikave të saj përmban edhe Asociacionin e komunave serbe.
Opinioni publik në Kosovë e më gjerë ka vënë me shpatulla pas murit kryeministrin Albin Kurtin teksa i bëjnë thirrje të mos e pranojë marrëveshjen.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe diaspora shqiptare në SHBA e cila ka vendosur të mbajë një protestë ditën e enjte duke i bërë thirrje Albin Kurtit të mos e nënshkruajë marrëveshjen.
Patrioti Mark Gjonaj, ish – Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit, është një prej organizatorëve të protestës.
Njoftimi i plotë i diasporës:
Të dashur miq,
Ju lutemi bashkohuni me ne që të mblidhemi për të mbështetur Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.
Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë.
Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt dhe shenjat tuaja).
Ditën e enjte, 16 Mars 2023 në orën 13:00.