Dy drunjë të Paulowni-as u prenë sepse rrënjët rrezikonin xhaminë më të vjetër në Preshevë
Pesë vite më parë, në trotuarin para hyrjes në oborrin e xhamisë “Ibrahim Pasha” në Preshevë ishin mbjellur dy fidane të llojit Paulonia.
Lloji i drunjëve që rritet me shpejtësi më të madhe se sa drunjët e zakonshëm, pas pesë viteve po del të krijojnë probleme në këto hapsira. Jo rastësishtë është lloji i drurit që përdoret shumë në pjesën komerciale duke mbjellë dhe shitur në periudhë shumë të shkrutër kohore findane rekorde brenda kohës 1-5 vjecare. Pas shumë pak kohësh kur dhe ishin mbjellur këto fidane, filloi krisja e tokës nga pesha e madhe që ë shtë konsistuar në një hapsirë mjaft të vogël.
Kjo situatë kur plasaritja kishte filluar ta dërrmonte edhe asfaltin e rrugës njerëzit që kryenin ritualet fetare në këtë xhami së bashku me Imamin e xhamisë, Ibrahim Ahmedi, biseduan për rrezikun eventual që mund të ndodhte nëse drunjtë vazhdojnë të zhvillojen dhe një ditë do të mundë të rrëzohen. Përveç frikës se mund të dëmtonte njerëz , përqindja e madhe për të e rrëzuar murin e xhamisë, i shtyu ata që për këtë problem të komunikojnë me Ndërmarrjen Publike “Moravica” për gjetjen e zgjidhjes eventuale, duke përfshirë këtu edhe mendimin adekuat të inspektoriatit Komunal.
‘’Edhe pse këto fidane mundet të cilësohen ende të reja, rrënjët e tyre janë potencialisht ato që munden të shihen me shqetesim për murin e xhamisë, e që një pjesë e xhematit tonë ka kërkuar gojarosht nga Ndërmarrja Publike “Moravica” në Preshevë dhe Inspektoriati i Komunës së Preshevës, që të na ofrojnë një zgjidhje më afatgjate” tha imami i kësaj xhamie, Ibrahim Ahmedi.
Nga Ndërmarrja Publike “Moravica”në Preshevë, thanë se rreth situatës në fjalë, që nga dita e premte janë marrë hapa konkret në eliminimin e rrezikut që paraqitet nga këto dy fidane. Kjo ndërmarrje ka zgjedhur që të zëvendësojë ato me drunj katalpa, e që mund të gjenden në shumë vende dhe jo domosdoshmërisht me klimat tropikale. Ata rriten në jug dhe Rusi qendrore, në Kinë, Indinë Lindore dhe Japoni. Disa lloje të pemëve termofile janë treguar se i rezistojnë dimrave mjaft të ashpër dhe janë mjaft të përshtatshëm për të u rritur në klimat e buta.Të gjitha llojet e katalpave në vendet e rritjes së tyre historike u përdorën nga popullata për qëllime mjekësore. Ky dru rritet ngadalë dhe nuk parqet trup të rënduar nga ku mund të sillte situate të ngjajshme me atë aktuale. Kjo sipas Eroll Mustafës mund të jetë një alternativë e mirë drejtë zbukurimit që nuk shpie deri në problematika që mund të përfundojnë në pasoja.
‘’Ekipi i mirëmbajtjes së gjelbërimit në kuadër të Ndërmarrjes Publike “Moravica” që nga dita e premte ka filluar të trajtojë problemin me drurin në fjalë dhe ai do të hiqet. Rreth rrezikuk që paraqet druri para xhamisë jemi njoftuar paraprakisht nga imami i xhamisë. Sipas inspektoriatit komunal bëhet fjalë për rrënjët e këtij druri që kishin fulluar të depërtonin nën themelet e xhamisë, konstatim i cili vërtetoi fjalët e imamit, por që vërejti që edhe rruga kishte filluar të dëmtohet. I njejti përpiloi proçesverbalin dhe urdhëroi ç’rrënjosjen e këtij druri.Këto dy drunj do të zëvendësohen me drunj katalpa. Drunjët janë të vjetër 4 deri 5 vite, por ky lloj është i njohur që rritet shpej, prandaj edhe do të zëvendësohet me katalpa që nuk rriten shumë dhe të njejtat janë mbjellur para 20 viteve dhe nuk kanë dëmtuar rrethin’’. ka thënë Mustafa.
Sipas tij, me hapat e ndërmarra nuk do të mbetet hapsirë që kjo situatë të përsëritet, derisa meremetimi i pjesës së rrugës së dëmtuar nga rrënjët e drunjve të mbjellura vite më parë, do të ishte kapitulli përmyllës i problematikës.