Lajme

Ja si mund të zgjasni freskinë e bananeve deri në dy javë, është mënyrë shumë e thjeshtë

Pothuajse të gjithë i mbajnë bananet pikërisht në tavolinën e dhomës së ngrënies ose në banak të kuzhinës, në tasa. Pas disa ditësh, lëvorja zakonisht fillon të marrë ngjyrë kafe.

Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që do t’ju ndihmojë të mbani bananet të freskëta dhe të ngrënshme deri në dy javë.

Një eksperiment i vogël u krye në kanalin YouTube “Këshillat e kuzhinës” që tregoi se si funksionon kjo metodë. Një tufë me banane u la në banakun e kuzhinës, ndërsa tjetra u vendos në një enë hermetike të mbushur me rruaza thithëse dhe etilen.

“Ndërsa piqen bananet, si frutat e tjera, ato prodhojnë gaz etilen, i cili përhapet në frutat përreth dhe ndihmon në pjekjen, kështu që bananet do të thithin gazin më të madh kur janë së bashku”, shpjegoi ai në video.

Prandaj, bananet duhet të ndahen dhe të vendosen individualisht në një qese që mbyllet sërish.

Related Articles

Back to top button