Kapet nëndetësja misterioze me 80 milionë euro kokainë, gjenden dy persona të pajetë
Një nëndetëse rreth 15 metra e gjatë me 2,6 ton kokainë është zbuluar në Oqeanin Paqësor, pranë Kolumbisë. Nëndetësja me kokainë me vlerës rreth 80 milionë euro u kap nga marina kolumbiane, ndërsa në të u gjetën edhe katër persona, dy nga të cilët të vdekur.
Autoritetet kolumbiane kanë shpërndarë edhe pamje të momentin kur shkarkojnë nëndetësen e mbushur me kokainë. Mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja dyshohet se i përkiste Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), i cili është krijuar në vitin e largët 1964 deri në 2017-n dhe u përpoq të rrëzonte qeverinë dhe të krijonte një shtet komunist.
Sipas mediave në Spanjë, ky grup është përfshirë në trafik droge, vrasje, rrëmbim e aktivitete të tjera kriminale.
Gjithashtu, mediat kolumbiane kanë raportuar se policia ka zbuluar edhe një laborator të përpunimit të kokainë në një zonë rurale pranë qytetit verior të Santa Martës, ku u gjetën edhe dy ton kokainë.
“Forcat ushtarake gjetën dy person të vdekur, ndërsa dy të tjerë ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se brenda nëndetëses mund të ketë pasur rrjedhje të karburantit. Dy personat u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore”, ka thënë në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi.