Lajme

Këmbëngulja shpërblehet – ajo e kaloi testin e saj të drejtimit nga hera e 960-të

“Ne u përpoqëm t’i thonim asaj të ndalonte, por ajo vazhdoi të kthehej.”

Cha-Sa-Sun nga Koreja e Jugut u bë një hit viral kur u zbulua se sa e vendosur ishte ajo për të kaluar testin e saj të shoferit.

Cha ka shpenzuar rreth 12500 euro për dhënien e provimit dhe më në fund ka arritur të marrë patentën e shoferit vetëm për herë të 960, pas 15 vitesh.

Provimin me shkrim e mori për herë të parë në vitin 2005, por as atje nuk pati sukses dhe e kaloi vetëm në tentativën e 860-të. E kur arriti të kalonte teorinë, filloi me provimin praktik, i cili ishte një sfidë e re për të.

As ajo nuk hoqi dorë nga kjo dhe më në fund ia doli, pas 15 vitesh. Sipas Daily Mail, Cha ishte shumë këmbëngulëse në marrjen e patentës së shoferit dhe instruktori i saj u lehtësua pas gjithçkaje.

“Kur më në fund kaloi, të gjithë filluam ta përqafonim, i blemë edhe lulet. Ndihemi sikur na është hequr një barrë e madhe nga shpina. Asnjëri prej nesh nuk mund t’i thoshte të dorëzohej, ajo ishte shumë këmbëngulëse”, tha ai.

Related Articles

Back to top button