Lajme

Komuna e Preshevës thirrje publike për bletarët, aplikimi bëhet online

Për ndarjen e mjeteve si ndihmë financiare për bletarët në territorin e Komunës së Preshevës të cilët kanë të regjistruar ekonominë bujqësore në Regjistrin e Ekonomive Bujqësore.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha ekonomitë bujqësore me status Aktiv në vitin 2023 (bartësit e ekonomive bujqësore ose të jetë anëtarë i saj), që janë të regjistruar në Regjistrin e Ekonomive Bujqësore dhe ushtrojnë veprimtarinë në territorin e komunës së Preshevës si dhe të kenë vendqëndrim në territorin e komunës së Preshevës, duke përjashtuar ekonomitë bujqësore të cilat janë të regjistruara pas datës 14.03.2023.

Ekonomitë bujqësore të cilat i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë elektronike (online) duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/DjUGogPWwde8PDkc7

Për sektorin e bletarisë janë të parapara 2.000.000,00 dinarë, ku përfituesi i mjeteve është i obliguar që të paguaj vlerën e TVSH-së në vlerë prej 20%. Aplikuesit në sektorin e bletarisë fillimisht dërgojnë parallogarinë për mjetet që mendojnë ti blejnë,e pasi të shpallen përfitues duhet të sjellin kuponin fiskal për mjetet e blera.

Vlera maksimale për aplikues është deri në 100.000 din pa TVSH(120.000 din.me TVSH).

Ndarja e mjeteve realizohet proporcionalisht deri në harxhimin e mjeteve tëparapara.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 29.03 2023, ora 14:00. Paraqitjet e pakompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e komisionit.

Related Articles

Back to top button