Milioneri më i ri në Maqedoni është 8 vjeç: Fëmija arriti të ardhura të mëdha në vitin 2021, ja si
Administrata Tatimore e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se milioneri më i ri për nga të ardhurat në vitin 2021 ishte tetë vjeç dhe më i moshuari 96 vjeç.
“Në kategorinë e milionerëve më të rinj dhe më të vjetër, një person i cili në vitin 2021 ka qenë tetë vjeç ka fituar (atë vit) të ardhura prej 1.020.508 denarë (16.578 euro) në bazë të pensionit familjar, ndërsa një person 96 vjeçar ka fituar 1.2 milion. denarë.Të dyja kanë të ardhura më të larta nga pensionet”, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë së të hyrave publike.
Në krye të listës së deklaratave tatimore për vitin 2021, siç njofton agjencia Makfax (makfax.com.mk), është një qytetar i Shkupit me të ardhura bruto vjetore prej 244,2 milionë denarë, pjesa më e madhe e të cilave është nga paga dhe të ardhura shtesë nga jashtë bazuar në të ardhura të tjera personale.
Paga më e madhe bruto vjetore në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 e ka marrë një banor i Shkupit në vlerë prej 122,3 milionë denarë dhe është realizuar në tregtinë me shumicë të produkteve të duhanit.