Mjekët pajtohen: Ky është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës
Ushqimi i duhur është baza e një jete të shëndetshme dhe nëse doni të ruani zemrën, përfshini arrat në dietën tuaj.
Hulumtimi i shkencëtarëve nga Suedia dhe Norvegjia konfirmoi se konsumimi i përditshëm i arrave mund të jetë i mirë për zemrën.
Ngrënia e një grushti ose rreth 30 gramë arra në ditë lidhet me nivele më të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ata gjithashtu theksojnë se konsumimi i rregullt i arrave ul rrezikun e vdekjes nga ataku në zemër ose goditje në tru për një të katërtën. Megjithatë, ata theksojnë se pak njerëz e hanë këtë sasi arra në ditë.
Studiuesit shqyrtuan 60 studime, që përfshinin 1.9 milionë pjesëmarrës, për të përcaktuar nëse kishte një lidhje midis konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
Rezultatet treguan se njerëzit që konsumonin shumë arra, rreth 30 gram në ditë, kishin 19 për qind më pak gjasa të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare dhe 23 për qind më pak gjasa të vdisnin prej tyre, krahasuar me ata që hanin sasi më të vogla dhe ushqime.
“Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, do të keni 20 deri në 25 për qind më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare”, tha Eric Arnesen, një nga autorët e studimit.
Ata që konsumonin arra çdo ditë kishin 18 për qind më pak gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës dhe 25 për qind më pak gjasa të vdisnin prej tyre.