Lajme
Nis krasitja e pemëve në Preshevë
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2023/03/krasitja-moravica.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Ka filluar realizimi i Programit të mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbëruara në territorin e komunës së Preshevës.
Në kuadër të programit “Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëruara” që e implementon NP Moravica gjatë vitit 2023, kanë filluar punimet në mirëmbajtjen e drunjëve dekorativ në sheshin afër komunës dhe rrugëve të qytetit, ku po bëhet krasitja e tyre, rregullimi i rrënjëve të cilat kanë shkaktuar deformimin e shtresave finale të trotuareve, duke siguruar kështu qarkullimin më të sigurt për këmbësorët.
Përmes këtij programi do të mirëmbahen dhe hapësirat tjera të gjelbëruara, këndet e lodrave për fëmijë, si dhe parqet nëpër vendbanimet e komunës sonë.