Pritet ligji i ri në Serbi: Gjoba për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura mund të arrijë një milion dinarë
Së shpejti do të dihet nëse duhanpirësit do të mund të konsumojnë cigare në ambiente të mbyllura apo jo. Ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha ambientet e mbyllura, para së gjithash në restorante dhe kafene, parasheh draft-amandamenti i ri i Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, i cili së shpejti do t’i prezantohet autoriteteve. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Danica Grujuçiq, apeloi që drafti i ri të mbështetet pa rezerva.
“Sa më përket unë nesër do të vendosja ndalimin e duhanit në ambiente të mbyllura, ligji ka mbaruar, tani shkon në legjislativ ta harmonizojë me ligjet e tjera, të shikojë nëse duhet të ndryshohen disa nene të ligjit. Ajo që është e rëndësishme, politika penale duhet të zbatohet mirë, dmth duhet të shkojnë inspektimet dhe të dënohen. Nëse i paguan 5000 dinarë një restoranti të cilit i është mbushur lokali dhe gjithçka është me tym, nuk ke bërë asgjë. Nëse ai restoranti duhet të paguajë një gjobë. prej një milion dinarësh për shkak të atij ndalimi, mendoj se do të mendojë dy herë”, tha ministri Grujiçiq.
Ajo ka theksuar gjithashtu se është kundër përdorimit të cigareve elektronike, të cilat siç u shpreh ajo nuk janë më pak të rrezikshme se ato të zakonshmet.
“Unë do ta ndaloja importin e cigareve elektrike që nesër, por jo gjithçka varet nga unë, sepse unë flas si mjek, ju keni ministri të tjera që duhet të konsultohen, në fund të fundit, çdo ligj shqyrtohet nga të gjitha ministritë. dhe ndonjehere dikush ka gjithnje kundershtim.Mendoj se ne si popull nuk duhet te bejme teper dhe duhet te pime duhan ne ambiente te mbyllura sepse per Zotin eshte kenaqesi e madhe qe mund te heqim dore.Ne cdo lokal ka nje kopesht. kush pi duhan le të ulet jashtë, të marrë një batanije nëse është ftohtë dhe të pi duhan sa të kënaqet”, theksoi Dr. Grujiçiq.