Çaj apo kafe: Cila pije është më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën?
Shumë njerëz e nisin verën me një filxhan kafe ose çaj të preferuar. Nëse po pyesni se cila nga këto dy pije është më e mirë për ta nisur ditën, ja përgjigja që do të zgjidhë dyshimin.
Këto sasi të kafeinës bazohen në 1 filxhan të çdo pije:
kafe: 96 mg kafeinë,
latte: 86.4 mg kafeinë,
kafe e ftohtë: 74.4 mg kafeinë,
çaj i zi: 48 mg kafeinë,
çaji jeshil: 28.8 mg kafeinë,
kafe pa kafeinë: 0 deri në 15 mg kafeinë,
çaj bimor: 0 mg kafeinë.
Kur krahasohet, është e qartë se shumica e pijeve të kafesë përmbajnë më shumë kafeinë se çaji, edhe në rastin e disa pijeve pa kafeinë.
Kafeja është një burim i mirë i polifenoleve antioksiduese dhe kafeinës, të cilat të gjitha mbështesin funksionimin njohës dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës. Së bashku me antioksidantët, siç është përbërësi anti-inflamator acidi klorogjenik, kafeja gjithashtu ka efekte të dobishme në shëndetin e trurit, shëndetin e mëlçisë, diabetin dhe sindromën metabolike. Në fakt, hulumtimet tregojnë se gratë që pinë dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë kanë më pak yndyrë në trup sesa ato që pinë kafe rrallë.
Çaji gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore, nga reduktimi i ndjenjave të të përzierave deri te lehtësimi i dhimbjeve të kokës dhe shqetësimeve të stomakut. Ashtu si kafeja, edhe çaji ka veti të larta anti-inflamatore, si antioksidantë. Disa kërkime kanë lidhur gjithashtu përbërjet në çajin jeshil me sëmundjet kardiovaskulare.
Kafeja dhe çaji janë të pasura me antioksidantë, hidratojnë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në një gjendje të mirë të metabolizmit. Për shkak të sasisë më të lartë të kafeinës në kafe, gratë shtatzëna ose kushdo që përpiqet të zvogëlojë marrjen e kafeinës do të ishte më mirë t’i përmbahej çajit bimor.