Lajme

Kurti: Serbia po tenton të frikësojë qytetarët në veri me qëllim që mos të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur mbi mundësinë e destabilizimit të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 23 prill, u shpreh se nuk ka asnjë informacion të tillë nga agjencitë e hetimit

Kurti i bëri këto komente pas vendosjes së gurthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ku u shpreh se Serbia po bën veprime të caktuara që nëpërmjet propagandës të frikësojë serbët lokalë në veri të vendit në mënyrë që këto të fundit mos të marrin pjesë në zgjedhje.

Mediat e Kosovës, shkruajnë se Kurti teksa foli për marrëveshjen me Serbinë, kërkoi zbatim të plotë nga ana e Beogradit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime në komunat e veriut të vendit.

Në 23 prill do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 4 komuna të veriut të Kosovës ku kryebashkiakët dhe zyrtarët e tjerë serbë, dhanë dorëheqjen për shkak të mospajtimit me politikat e qeverisë për reciprocitetin e targave me Serbinë. Lista Serbe që ka shumicën e votave në këto komuna, ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button