Lajme

Ky është vendi i parë që miraton një vaksinë “që ndryshon botën”

Gana është vendi i parë që miratoi një vaksinë të re të malaries që shkencëtarët që e zhvilluan e përshkruajnë si një injeksion “që ndryshon botën”.

Vaksina, e quajtur R21, duket të jetë jashtëzakonisht efektive në krahasim me vaksinat e mëparshme në të njëjtën zonë. Rregullatorët e barnave në Ganë vlerësuan rezultatet përfundimtare të kërkimit mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, të cilat ende nuk janë publikuar, dhe vendosën ta përdorin atë. Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton gjithashtu miratimin e vaksinës.

Rreth 620,000 njerëz vdesin nga malaria çdo vit, shumica prej tyre fëmijë të vegjël. Të dhënat nga një studim paraprak i kryer në Burkina Faso, një vend në Afrikën Perëndimore, tregojnë se vaksina R21 ishte 80 për qind efektive me tre doza fillestare të dhëna dhe një dozë përforcuese pas një viti. Por përdorimi më i gjerë i vaksinës varet nga rezultatet e një studimi më të madh që përfshin rreth 5000 fëmijë.

Ata pritej të dilnin zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, por kjo ende nuk ka ndodhur. Megjithatë, rezultatet u morën nga disa organe qeveritare në Afrikë dhe shkencëtarë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Ganë, e cila mori të dhënat, ka aprovuar vaksinën për përdorim te fëmijët nga mosha pesë muajsh deri në tre vjeç.

Related Articles

Back to top button