Lajme

Mjeku këshillon: Katër mënyra për të ulur tensionin e gjakut pa përdorur barna

Duke qenë se gjithçka nis nga tensioni i lartë i gjakut, kardiologu suedez Mats Haldin zbuloi katër mënyra për ta ulur atë pa asnjë ilaç. Siç shprehet ai vetë, reagoni në kohë, mos prisni që situata të përkeqësohet.

Problemet në të cilat çon më shpesh hipertensioni janë goditja në tru, sulmi në zemër, dështimi i zemrës, madje edhe çmenduria.

Mjeku kardiolog tregon se kufijtë alarmues janë kur presioni i sipërm është nga 140 deri në 160 dhe ai i poshtëm afër 100. Më pas duhet marrë tashmë masa. Ai shpjegon se si në këtë fazë presioni mund të kthehet në normalitet pa mjekim, nëse jemi të disiplinuar dhe ndjekim katër hapat e mëposhtëm:

Një shëtitje
Sipas mjekëve, ecja për gjysmë ore një herë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit. Dr. Mats këshillon gjithashtu personat me probleme me presionin që të mos shmangin shkallët, por t’i përdorin ato sa herë që munden.

Orë të mjaftueshme gjumë
Mjeku rekomandon të paktën shtatë orë gjumë në ditë, si dhe mospërdorimin e telefonit të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat.

Një dietë e ekuilibruar
Dieta duhet të jetë e ekuilibruar që të mos shëndoshet, sepse pesha e tepërt ndikon drejtpërdrejt në rritjen e presionit. Dr.Haldin ka disa rekomandime sa i përket ushqimit, por edhe konsumimit të alkoolit dhe cigareve:

– futni kontrollin e madhësisë së porcionit

– hiqni dorë nga cigaret dhe përdorimi i tepruar i alkoolit

– reduktoni marrjen e kripës

– reduktoni ose eliminoni plotësisht produktet e mishit nga dieta

– kontrolloni marrjen e ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura

– zgjidhni një dietë mesdhetare – hani ushqime të përgatitura me vaj ulliri, bishtajore, peshk, perime dhe fruta.

Ulni stresin
Ai thekson se është thelbësore të punohet për reduktimin e stresit, veçanërisht për të ruajtur shëndetin e enëve të gjakut dhe të zemrës.

“Ndonjëherë duhet të fikni telefonin, kompjuterin dhe televizorin për të shmangur shqetësimet e panevojshme”, përfundoi doktori.

Related Articles

Back to top button