Lajme

Në Shkup i vendoset emri një rrugës “Ibrahim Rugova”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron edhe sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore.

Në ditën e dytë të vizitës së saj, presidentja Osmani ka marrë pjesë në inagurimin e rrugës në komunën e Çairit që gjendet afër Shkupit.

Kjo rrugë siç ka njoftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do ta mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe vajza e Rugovës, Teuta Rugova.

“Rruga Ibrahim Rugova, Shkup.” – ka shkruar shkurtimisht Sadriu.

Kujtojmë se Sadriu është shumë i angazhuar në rrjetin social “Facebook”. Ai profilin e tij e shfrytëzon për të shpërndarë nga puna e presidentes Osmani.

Vetëm sot, Prindon Sadriu ka bërë katër postime dhe të gjitha kanë të bëjnë nga vizita e bashkëshortës së tij në këtë shtet.

Kujtojmë se dje Osmani ka mbajtur takime me krerët e lartë të institucioneve maqedonase, teksa e ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë Veriore.

Related Articles

Back to top button