Lajme

Pajisja më moderne e radarit për matjen e shpejtësisë në rajon, e quajtur “radar i dyfishtë”, është në përdorim tek ne

Pajisja më moderne e radarit për matjen e shpejtësisë në rajon, e quajtur “radar i dyfishtë”, është në përdorim në rrugët tek ne, tha nënkolonel i Administratës së Policisë Rrugore.

Sistemi mat njëkohësisht shpejtësinë deri në pesë automjete në pesë korsi trafiku, pavarësisht nga drejtimi i lëvizjes.

– Administrata e policisë rrugore ka përfshirë aparatin më modern për matjen e shpejtësisë. Ky radar ka përmirësuar sigurinë në rrugët tona, sepse mundëson zbulimin e shpejtësisë së paligjshme të disa automjeteve në të njëjtën kohë, e cila deri më tani ishte e pamundur dhe shumë prej tyre mund të kalonin pa u ndëshkuar edhe pse rrezikonin sigurinë duke vozitur shumë shpejt.

Ai theksoi se shpejtësia objektivisht njihet si faktor ndikues në aksidentet në komunikacion dhe ndikon drejtpërdrejt në ashpërsinë e pasojave të një aksidenti trafiku, veçanërisht kur bëhet fjalë për kategorinë më të cenueshme, përkatësisht këmbësorët.

– Në fushatën e fundit “Roadpol” në Republikën e Serbisë, u ndoqën penalisht pothuajse 40.000 vozitës që tejkaluan shpejtësinë e lejuar.

Sistemi i avancuar i kontrollit të trafikut të radarit

Ai ka theksuar se ky sistem radar përdoret në vendet më të zhvilluara të Evropës, por edhe më gjerë, ndërsa në Serbi ka filluar të përdoret dhjetë ditë më parë dhe deri më tani po tregon rezultate të mëdha.

– Para dy ditësh në territorin e Pançevës në një ditë kemi zbuluar 620 shpejtësi të paligjshme, me ndihmën e vetëm një aparati. Tani për tani përdorim tre pajisje çdo ditë – tha Steviq.

Sipas tij, janë analizuar me kujdes vendet ku siguria në komunikacion është më e rrezikuar nga shpejtësia e paligjshme dhe tani për tani prioritet është mbrojtja e vendeve ku lëvizin më të rinjtë, zonat e shkollave dhe kryqëzimet më të shpeshta ku trafiku i këmbësorëve është më i theksuar.

– Sistemet automatike për zbulimin e shkeljeve janë e ardhmja – një numër më i vogël i njerëzve arrin rezultate më të mëdha dhe prandaj siguria rritet në vendet ku prezenca jonë është më e nevojshme.

Ai deklaroi se sistemi mat shpejtësinë deri në pesë vetura në pesë korsi të komunikacionit, pavarësisht drejtimit të lëvizjes, rrezja e sistemit është shumë e gjerë.

– Pajisja grumbullon të dhënat në më pak se gjysmë sekonde dhe i konsolidon në bazën e të dhënave, nga ku përpunohet nga pjesa e shërbimit që merret me zgjidhjen e shkeljeve. Grumbullon elementet e materialit procedural për procedurën e ardhshme, duke na ofruar të dhëna për aktin fillestar para gjykatës për kundërvajtje, përkatësisht jep të dhënat e nevojshme për kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje.

Related Articles

Back to top button