Politikani serb: Vuçiq do të largohet shumë shpejt nga pushteti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviq deklaroi se kryetari i kësaj force politike, njëherësh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të largohet vetë nga pushteti dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Gjukanoviq u shpreh se Vuçiq mund të tërhiqet para përfundimit të mandatit të dytë.

“Nuk do të largohet nga pushteti nga opozita, por ai do të largohet dhe duke e njohur, mund të jem i lirë të gjykoj se ai moment do të vijë vërtet shumë shpejt, ndoshta edhe para përfundimit të mandatit të dytë.

Për dallim nga Milo Gjukanoviq, Aleksandër Vuçiq e kupton me kohë se çfarë është e mençur të bëhet dhe se disa fytyra të reja duhet të udhëheqin politikën.

Qoftë përmes një lëvizjeje të re politike apo përmes një SNS të re, është e parëndësishme. Është e rëndësishme të futni energji të re dhe gjak të freskët. Ndoshta në një moment do të shkojë edhe për një kohë në opozitë”, deklaroi Gjukanoviq.

Back to top button