Lajme

Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria ikën nga seanca: Provokim cinik

Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit, nga Rusia për të folur mbi të drejtat e fëmijëve.

Nëpërmjet një postimi në tëitter, ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u vendos braktisja e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”-thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.

Related Articles

Back to top button