“Të reciklojmë së bashku” Në Preshevë filluar bartja e kontigjentit të parë e mbeturinave prej letre dhe plastike
NP Moravica njofton qytetarët e komunës sonë që në kuadër të projektit “Të riciklojmë së bashku”, sot ka filluar bartja e kontigjentit të parë me mbeturinat prej letre dhe plastike nga qyteti ynë.
Me këtë rast shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe iu kanë përgjigjur ftesës për riciklimin e mbeturinave, në mënyrë që sasia e përgjithshme e mbeturinave në komunën tonë të reduktohet dukshëm.
Njëherit u bëjmë apel edhe qytetarëve tjerë që të jenë pjesë e projektit shumë domethënës për komunën tonë, që mbeturinat e letrës dhe plastikës që i krijojnë në amvisëritë dhe bizneset e tyre, t’i hudhin në kontejnerët e veçantë, të dedikuar ekskluzivisht për këto lloje të mbeturinave dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit në komunën tonë.
Ju faleminderit për bashkëpunim!
Për një Preshevë më të pastër, së bashku ia dalim…