Lajme
Albina Kelmendi dhe familja e saj çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2023!

Shqipëria ka arritur të kualifikohet për në finalen e madhe të festivalit të ‘Eurovision 2023’.
Vendi ynë është përfaqësuar këtë vit nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Ata kënduan në gjysmëfinalen e dytë duke na dhuruar një performancë elektrizuese e cila u prit me duartrokitje dhe brohorima nga publiku.
Kujtojmë se vetëm 10 shtete nga 16 prej tyre që performuan mbrëmjen e djeshme kanë mundur të shkojnë në finale duke qenë kështu një hap larg drejt fitores.
Shtetet e kualifikuara janë:
Shqipëria
Qipro
Estonia
Belgjika
Austria
Lituania
Polonia
Australia
Armenia
Sllovenia.
Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).