Deklarohet pronari i agjensionit, nxënësit janë mirë, për 1 orë mbërrijnë në Preshevë
Autobusi i aksidentuar sot në Vragpli ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, i cili po transportonte nxënës nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.
Presheva.AL ka mësuar se nxënësit që ishin në autobus janë nga shkolla e Mesme Teknike e Preshevës.
Edhe pse shume media raportuan se 30 persona jane te lenduar, lajmin e vertete e dha pronari i agjensionit duke publikuar nje video me mesazh para autobusit dhe ne prani te profesoreve se nxenesit jane shendoshe e mire dhe po kthehen ne Presheve me autobuse tjeter dhe mberrijne per 1 ore ne Presheve.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka konfirmuar se në autobus kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.
“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook.