Lajme

Është nënshkruar ligji që ndalon terapinë hormonale për të miturit transgjinorë

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis nënshkroi sot legjislacionin që ndalon përdorimin e bllokuesve të pubertetit dhe terapisë hormonale për të rinjtë transgjinorë.

“Kjo do të nxjerrë jashtë ligjit përgjithmonë gjymtimin e të miturve,” tha De Santis gjatë nënshkrimit të projektligjit. Ai theksoi se është e gabuar të ndryshohet gjinia e të miturve dhe t’u jepet bllokues të pubertetit sepse këto janë procese të pakthyeshme.

“Ne mendojmë se është shumë e gabuar,” tha guvernatori republikan. Sipas ligjit të ri, edhe personat transgjinorë të rritur në Florida duhet të kenë leje me shkrim nga
Bordi i Mjekësisë dhe Bordi i Mjekësisë Osteopatike për operacionin e ndryshimit të seksit.

Përveç kësaj, gjykatat e Floridës fitojnë juridiksion në betejat për kujdestarinë e fëmijëve transgjinorë, nëse njëri prind kundërshton trajtimin jashtë shtetit të fëmijës me mbështetjen e prindit tjetër.

Shoqata Botërore Profesionale për Shëndetin e Transgjinorëve (WPATH) kritikoi projektligjin, duke kundërshtuar ndërhyrjen e qeverisë në marrëdhëniet mjek-pacient.

“Ky ligj kërcënon punonjësit e kujdesit shëndetësor me dënime penale vetëm për kryerjen e punës së tyre,” tha WPATH.

Related Articles

Back to top button