Lajme

Fillon procesi i votimit me elektorë për kryetar të KNSH-së

Dita e diel me 7 maj 2023 eshte caktuar si dite ku do te mbahen zgjedhjet per KNSH.

Per here te pare keto zgjedhje po mbahen permes elektoreve. Partite politike qe kane marr pjese ne zgjedhjet e fundit kane mbledhur nenshkrimet per elektore dhe kane çertifikuar ne ministrin e pakicave.

Te gjithe keta elektore sot jane mbledhur ne sallen e sporteve ne Bujanoc, ku dhe do te mbahet procesi i votimit.

Siç ka shkruar Presheva.AL më herët, APN ka dalur e para duke grumbulluar 186 elektorë, PVD 153 elektorë, LPD 65 elektorë, PD 50 elektorë, PDSH 52 elektorë dhe elektorë të pavarur janë 17.

Mbreme eshte nenshkruar edhe marreveshja per koalicion e partive (PVD, PDSH, LPD, PD) me te vjetra ne Lugine dhe mbetet te shihet pas perfundimit te procesit zgjedhor kush do te udheheq KNSH-në.

Nëse deshton edhe kete here formimi i shumices, KNSH do te shuhet per 4 vite te ardhshme. Presheva.AL meson se per te krijuar shumicen dhe per te udhehequr KNSH me koalicion, kushti eshte 262 elektorë të votojnë për antarët e KNSH-së dhe pastaj ata zgjedhin kryetarin e ketij institucioni.

Related Articles

Back to top button