Lajme

Frikë dhe panik: Një pasagjer hapi derën e avionit gjatë fluturimit

Një pasagjer në një aeroplan të Asian Airlines vuri në rrezik dyqind persona.

Siç njoftoi kompania koreano-jugore, një pasagjer hapi derën e avionit, pra daljen emergjente dhe gjithçka ndodhi gjatë uljes.

Për fat të mirë gjithçka ka shkuar pa probleme, por disa pasagjerë janë shtruar në spital. Incidenti ndodhi 240 km në juglindje të Seulit.

Pasagjeri ngriti dorezën për të hapur derën dhe 200 metra mbi tokë shkaktoi panik.

Në video, njerëzit e frikësuar shihen duke u tronditur nga forca e erës teksa ulen në vendet e tyre.

Rreth nëntë pasagjerëve iu desh të shkonin në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe panikut, dhe fëmijët qanin dhe dridheshin nga frika.

Policia ka arrestuar menjëherë një 30-vjeçar dhe po e merr në pyetje, deri më tani nuk dihet pse e ka bërë.

Related Articles

Back to top button