Homazhe në Preshevë për nderë të 22 Vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇPMB-së
Ovl e UÇPMB-së gjatë ditës së sotme ka organizuar homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek vendi i lapidarit para komunes së Preshevës.
Sami Salihu kryetar i kuvendit komunal Presheve ishte pjesemarres ne keto homazhe duke i perkujtuar deshomrët që dhanë jetën në betejën e Rahovicës.
“Sot isha pjesë e homazheve për nderë të 22 Vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇPMB-së si dhe Betejës së Rahovicës ku dhanë jetën 28 Dëshmorë.
Data e sotit është datë emblematike, në të cilën shënohet sakrifica më sublime për liri e që si obligim e kemi të përkujtojmë secilin hero e dëshmor që me rënien e vet heroike dha më të shtrenjtën e tij – jetën.
Lavdi Dëshmorëve!” ka shkruar Salihu ne facebook.
Kujtojme se neser tek vendi i quajtur gurishte ne fshatin Rahovice do te organziohet manifestimi tradicional “14 maji – Dita e deshmoreve te UÇPMB-së”.