“Këto janë stereotipe: Gratë janë drejtuese më të ndërgjegjshme”
Shefi i ABS-së për komunikacion, ka deklaruar se qytetarët më së shpeshti e humbin patentë shoferin për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, por edhe shpejtësisë.
“Afro 40 për qind e shoferëve vijnë tek ne për shkak të alkoolit”, tha ai gjatë një paraqitjeje , duke folur për 1000 seminaret që marrin shoferët që kanë humbur patentën e tyre për shkelje të ligjit.
Ai tha se në atë proces kanë kaluar rreth 1500 kandidatë, ku pasi kanë dëgjuar për 40 orë i nënshtrohen provimit.
Ai shpjegoi se më së shumti merret nga meshkujt (98 për qind) me arsim të mesëm profesional, me strukturë moshore prej 35 deri në 40 vjeç dhe më së shpeshti janë ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit.
“Vetëm dy për qind janë femra”, tha ai dhe shtoi se femrat janë vozitëse më të ndërgjegjshme.
Ai gjithashtu theksoi se në mesin e atyre njerëzve janë 17 doktoratura.