Lajme
Kryetari Arifi priti Ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka
Në shoqërinë e Zëvendës kryetarit Almin Shaqiri, pata kënaqësinë të mirëpres sot në zyrën time Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, z. Ilir Bocka.
Diskutimet tona u fokusuan në rrethanat dhe gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginë.
Theksova se prania dhe mbështetja e shtetit tonë amë, Shqipërisë, është thelbësore për forcimin e pozitës dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.