Lajme
Kurti ndryshon mendje, shkon në Forumin e Sigurisë në Bratislavë ku BE kishte parashikuar takim me Vuçiq! Mungon presidenti serb
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të shkojë në Bratislavë, ku po zhvillohen punimet për forumin e sigurisë.
Pamjet e tij në rrjetet sociale i publikoi Instituti sllovak, GLOBSEC, i cili po organizon forumin.
BE e cilësoi Bratislavën si pikë takimi mes Kurtit dhe Vuçiq për të diskutuar situatën në veri të Kosovës, por të dy fillimisht thanë se nuk do të merrnin pjesë se do të qëndronin pranë popullit të tyre.
Por pas vendimit të Vuçiq për të mos marrë pjesë në forum, Albin Kurti duket se ka ndryshuar mendje.