Lajme
Masakër në një shkollë në Beograd, 14-vjeçari vret 8 persona
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2023/05/masaker-ne-beograd.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Tetë persona, nxënës, mësues dhe roja u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në qendër të Beogradit mëngjesin e sotëm.
Nxënësi i klasës së 7-të hyri në ndërtesën e shkollës në orën 08:30 të mëngjesit dhe nisi të qëllojë shokët e klasës dhe personelin.
Shkolla fillore “Vladislav Ribnikar “ndodhet në lagjen Vraçar të kryeqytetit serb, ku ka shumë muze dhe ambasada.
Policia e cila mbërriti e para në vendngjarje pas sulmit e gjeti të dyshuarin me armë në dorë, pasi kishte hapur zjarr ndaj nxënësve dhe stafit, duke e arrestuar.